Tirana bie në “Loro Boriçi”, goli fantastik i Basa nderon Kukësin

Kukësi mban të hapur garën në Abissnet Superiore. Verilindorët mposhtën 2-1 Tiranën dhe tani kanë tre pikë më pak se Tirana e vendit të parë. Bardheblutë dolën të humbur për herë të parë në kampionat për këtë sezon dhe kjo ndodhi falë një goli fantastik të Edi Basa.

Tirana e dha e para sinjalin që donte me çdo kusht të fitonte, duke iu afruar golit më Ngoo. Gjithsesi pjesa e parë nuk pati shumë “shkëndija”, veç një tjetre të Ndrecës për Kukësin në shtesë.

E dyta nisi me gol dhe ishte Milunovic që ndëshkoi portierin Visar Bekaj. Tirana nuk u dorëzua dhe ia doli të barazonte, me penallti përmes sulmuesit Taulant Seferi.

Kur u duk se gjithçka po mbyllej në barazim, ishte Edi Basa ai që e befasoi Tiranën dhe shënoi golin e fitores për Kukësin.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 9

Kukësi-Tirana 2-1
Shënues:
Milunovic 49’, Basa 89’ / Seferi (pen.) 82’

/ oversport.tv