Tirana dominon në basketboll, djemtë triumfojnë në finalen e “Ekipeve Sportive në Shkolla”

Ekipi i Tiranës për meshkuj është shpallur kampion në finale të “Ekipeve Sportive në Shkolla” pasi ka mposhtur Shkodrën në disiplinën e basketbollit në takimet që u luajtën pranë Goga Basket në Durrës.

Gjithashtu skuadra e femrave të qarkut të Tiranës është shpallur ditën e djeshme kampione e këtij edicioni të “Ekipeve Sportive në Shkolla”.

Këto takime u transmetuan live dhe ekskluzivisht në kanalin SportALB në platformën Tibo. KOKSH ka mbyllur një edicion fantastik këtë vit për sa i përket sporteve në shkolla. /oversport.tv