Tirana e pandalshme në merkato, bardheblutë prezantojnë blerjen e re

Tirana vazhdon të jetë shumë aktive në merkato dhe ditën e sotme zyrtarizon një blerje të re. Kampionët në fuqi të vendit njoftojnë se Ardit Hila do të jetë lojtari më i ri i skuadrës bardheblu.

“Ardit Hila është emri më i ri që i bashkohet Klubit të Futbollit Tirana. Mesfushori dhe klubi kanë arritur dakordësinë e bashkëpunimit. Hila është prezantuar sot me ekipin dhe stafin teknik dhe do të fillojë menjëherë punën me skuadrën. Mirëseerdhe Ardit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Mesfushori ka një karrierë të pasur në Shqipëri dhe në Kosovë, ndërsa sezonin që sapo përfundoi u aktivizua me skuadrën e Kukësit, ku nuk arriti të jepte më të mirën edhe për shkak të problemeve me stafin teknik. / Oversport.tv