Tirana e “sakatuar” në derbi, te Partizani e pësojnë vetëm rezervat

Partizani-Tirana do të luhet në shtunën në “Elbasan Arena” prej orës 18:45, ndërkohë që trajnerët Dritan Mehmeti dhe Orges Shehi kanë nisur të bëjnë llogaritë.

Kështu për të kuqtë do të mungojnë Gresild Lika dhe Maguette Gueye, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq kundër Kukësit.

Të dy janë alternativa te “Demat e kuq”, ndërkohë që 6 lojtarët e ndëshkuar me kartonë të verdhë nuk kanë plotësuar asnjëri numrin për të qenë të pezulluar.

Te Tirana ndërkohë do të ketë mungesa të rëndësishme. Redon Xhixha është ndëshkuar me karton të kuq dhe nuk luan dot në derbi, kurse Filip Najdovski ka plotësuar numrin e të verdhëve. Mungesë e sigurt është edhe Devid, i dëmtuar. / oversport.tv