Tirana ka fituar miqësoren mes skuadrave kampione të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi ka mposhtur 2-0 Shkupin në sfidën e luajtur në Turqi.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës bardheblutë arritën të gjejnë rrugën e rrjetës 2 herë me Vesel Limaj dhe Taulant Seferin.
Të dyja skuadrat po kryejnë një fazë përgatitore në Turqi për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e turit të parë të Champions League. / Oversport.tv