Tirana gjen pasuesin e Seferit, zyrtarizohet Patrik Robson De Sousa Monteiro

Tirana duket se ka gjetur pasuesin e Taulant Seferit, që me shumë mundësi do të largohet nga skuadra bardheblu gjatë këtij sesioni të merkatos.

Kampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar sot blerjen e sulmuesit brazilian Patrik Robson De Sousa Monteiro.

24-vjeçari vihet në dispozicion të teknikut Orges Shehi, që për sfidën hapëse të kampionatit kundër Kukësit, që do të luhet nesër në orën 17:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)