Tirana luan tenis me Shkumbinin, Partizani dhe Skënderbeu bëjnë detyrën

Janë luajtur ndeshjet e turit të parë në Grupin A për Kupën e Shqipërisë. Ka qënë një festival golash në 5 ndeshjet e luajtura ku ka spikatur fitorja e thellë e Tiranës me rezultatin 6-0 ndaj Shkumbinit dhe barazimi i Teutës ndaj Luzit 2-2.

Kështu, Tirana ka luajtur tenis me Shkumbinin. Dygolëshi i Limaj dhe tripleta e Xhixhajt bënë që Tirana ta “shkrumbonte” Shkumbinin. Ndërkohë “një dorë” në fitoren e Tiranës i dha edhe Bali i cili shënoi në portën e vetë.

Edhe Partizani ka gjetur fitore ndaj Tërbunit me rezultatin e pastër 3-0. Siparin e golave e hapi Filipovic në minutat e para të pjesës së dytë. Më pas Murataj dhe Musta e mbyllën ndeshjen duke kaluar ekipin kryeqytetas në turin tjetër.

Skënderbeu bëri “poker” ndaj Veleçikut duke fituar me rezultatin 4-0. Dy golat e Bismark, goli i Nikaj dhe Vitijas e kthyen në një ndeshje stërvitore për Korçarët që kaluan në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 7-0.

Në turin tjetër ka kaluar edhe Korabi i cili e përmbysi humbjen e pësuar më parë në Vorë. Rezultati 4-1 i mjaftoi ekipit për të kaluar në fazën tjetër në pritje të kundërshtarit të rradhës.

Sakaq, Teuta nuk arriti dot më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Luzit. Pas fitores së thellë në ndeshjen e kaluar me rezultatin 4-1, durrsakët u ndalën në një barazim 2-2 në shtëpinë e vetë.  Golat e Gjogiev dhe Kapllani nuk mjaftuan për ekipin e Edi Martinit që të siguronte fitoren. Megjithatë, ky barazim nuk i prish punë Teutës për të kaluar në turin tjetër.

KUPA E SHQIPËRISË – GRUPI A
Teuta-Luzi 2-2 (1-4)
Shënues
: Gorgiev 15′, Kapllani 32′/ Abubakar 26′, Merdini 42′ 

Partizani-Tërbuni 3-0 (3-0)
Shënues
: Filipovic 53′, Murataj 79′, Musta 86′

Tirana-Shkumbini 6-0 (3-0)
Shënues
: Limaj 11′, 45′, Xhixha 21′, 25′, 27′, Bali (autogol) 35′

Skënderbeu-Veleçiku 4-0 (3-0)
Shënues
: Bismark 10′, 48′, Nikaj 30′, Vitija 33′ 

Korabi-Vora 4-1 (1-2)
Shënues
: Marku 3′, Marku 11′, Dragoj 83′, Çutra 90′ / Ismailaj (pen) 28′ 

E enjte, më 14 tetor ora 13:30
Bylisi-Oriku
Dinamo-Erzeni
Burreli-Besëlidhja