Tirana mbetet në merkato, Xhixha shënjestrohet nga kampioni hungarez

Në ekipin e Tiranës nuk do të ketë vetëm afrime në merkaton e janarit. Sulmuesi bardheblu Redon Xhixha, mund të largohet nga skuadra kryeqytetase në afatin kalimtar të janarit.

Siç raporton “Panorama Sport”, 24-vjeçari është vënë në shënjestër nga skuadra hungareze. Bëhet fjalë për Ferencvaros, në ish-ekipin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Kampionët në fuqi të kampionatit hungarez e kanë ndjekur Xhixhën që nga sezoni i kaluar dhe tani janë të bindur për të bërë një ofertë në drejtim të Tiranës. Sulmuesi bardheblu vijon të jetë golashënuesi më i mirë në Abissnet Superiore me 11 rrjeta të prekura. /oversport.tv