Tirana mposht Erzenin, por nuk mjafton! Bardheblutë renditen të dytit në klasifikim, shijakasit shkojnë në “Play Off”

Erzeni-Tirana 1-1 (Ademi 39’ / Haxhiu 36’)

Ka përfunduar gjithçka në “Niko Dovana” me një fitore të Tiranës me rezultatin 2-1 përballë Erzenit. Kjo fitore e rendit ekipin bardheblu në vendin e dytë të klasifikimit përfundimtar të “Abissnet Superiore” pasi Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Erzeni e mnyll në vendin e tetë të renditjes dhe shkon në në “Play Off” aty ku do ta presë Korabi i Peshkopisë. /oversport.tv

90+6’ GOOOOOOL! Shënon Tirana me anë të Abazaj, sulmuesi i bardhebluve nuk gabon pak metra larg portës

90’ Akordohen 6 minuta shtesë

84’ Vendimtar Behiratche, mbrojtësi i Tiranës heq një top të rrezikshëm

79’ Sërish raste për Tiranën, Përgjnoni godet keq fare pranë portës së Erzenit

73’ Goditje e rrezikshme e Deliut që shkon mbi traversë

69’ E pabesueshme sa mundësi po shpërdoron Kristal Abazaj, sulmuesi i Tiranës nuk arrin dot të shënojë vetëm për vetëm me portierin

66’ Super mundësi për Tiranën me Abazaj, sulmuesi bardheblu nuk arrin të mposhtë Erzenin

64’ Haxhiu provon të kalojë nga e djathta dhe ndalet nga kundërshtarët, sulmuesi i Tiranës pretendon për faull

58’ Sërish i rrezikshëm Abazaj, goditja e tij ishte e lehtë për Hasanbelliun

51’ Goditje potente nga Abazaj, tentativa e tij shkon mbi traun e portës

48’ Elvi Berisha kroson drejt zonës, Hasanbelli zotëron topin

46’ Starton pjesa e dytë në “Niko Dovana”

Përfundon pjesa e parë në “Niko Dovana” me shifrat 1-1

45+2’ Abazaj e dërgon topin në rrjetë, por pozicioni i tij ishte më i avancuar se lojtarët e Erzenit

45’ Akordohen 3 minuta shtesë

45’ Rast i rrezikshëm në zonën e Tiranës, Lika qetëson situatën

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

39’ GOOOOOOL! Nuk zgjat shumë avantazhi i Tiranës, Ilirid Ademi rikthen baraspeshën për Erzenin

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

36’ GOOOOOOL! Realizon Tirana me Rimal Haxhiun. Sulmuesi i bardhebluve arriti të realizojë pas një stopimi të mirë të topit

33’ Abazaj shërben mirë në të majtë, por Kadriu ndërhyn mirë

30’ Mehmeti ka mbetur i dëmtuar në fushën e lojës

25’ Alan provon një krosim në zonën e Tiranës, bardheblutë largojnë rrezikun

18’ Ka probleme për portierin e Tiranës, Ilion Lika

13’ Çfarë ka humbur skuada shijakase, Nonato godet jashtë me portën gjysmë të boshatisur

10’ Super mundësi për Erzenin me Ademin, sulmuesi nuk arrin dot të realizojë nga një pozicion shumë i mirë

9’ Tirana e rrezikshme në sulm me Hilën, por ky i fundit ishte pozicion i parrugullt

6’ Behiratche largon një top të rrezikshëm nga zona e bardhebluve

1’ Starton përballja në “Niko Dovana”

Formacionet zyrtare:

Sfidë tjetër e rëndësishme është dhe Erzeni-Tirana. Bardheblutë kërkojnë me patjetër një fitore dhe një hap fals nga Partizani për t’u shpallur kampion I Shqipërisë. Ndërsa Erzeni synon tre pikët për të dalë nga vendi I tetë I Superiores.