Tirana mposhtet në shtëpi nga Teuta, Emiliano Vila ndëshkon dy herë bardheblutë

Tirana-Teuta 0-1 (E.Vila 10’, 79’)

Teuta ka arritur të mundë në transfertë Tiranën me rezultatin e pastër 2-0 me golat e shënuar nga Emiliano Vila. Ky takim u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Me këtë fitore, durrsakët ngjiten në vendin e 6-të të “Abissnet Superiore” me 31 pikë të grumbulluara. Nga ana tjetër, Tirana mbetet në vendin e parë të renditjes me 3 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë.

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

88’ Hasani provon një krosim në zonë, por asnjë nga sulmuesit nuk e shfrytëzoi atë mundësi

82’ Tirana kërkon të ngushtojë rezultatin me Hasanin, por goditja e dënimit nga ai pritet nga Qirko pa problem

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

79’ GOOOOOOOOL! Teuta dyfishon shifrat në “Air Albania”. Emiliano Vila tregohet vrastar në një kundërsulm të durrsakëve, duke dërguar topin në fundin e rrjetës

76’ Gjinollari provon të befasojë Tiranën me një goditje nga një pozicion i vështirë, por Bekaj reagon mirë

73’ Durrsakët mbeten me një lojtar më pak pasi Gruda u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje

69’ Teuta shënon për të dytën herë, por goli i Grudës u anulua për pozicion jashtë loje

64’ Nikqi nuk arrin dot të godasë pas një krosimi nga e djathta

59’ Tirana pretendon për një prekje me dorë brenda zonës, por gjyqtari vazhon lojën

52’ Lushkja provon portën e kundërshtarëve, por Qirko reagon mjaft mirë

47’ Tirana hidhet menjëherë në sulm me Hasanin, por goditja e tij përfundon në duart e portierit të Teutës

46’ Nis pjesa e dytë në kryeqytet

Përfundon pjesa e parë në avantazh të durrsakëve

45’ Akordohen 3 minuta shtesë

45’ Nikqi provon të godasë portën, por bllokohet nga durrsakët

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

41’ Bekaj bëhet heroi duke ndalur Kallakun nga pika e bardhë e penalltisë

38’ Gjyqtari akordon penallti në favor të Teutës. Najdovski bën një ndërhyrje të parregullt ndaj Grudës brenda në zonë

34’ Patrick kroson në zonë, por mbrojtësit e Teutës largojnë topin

28’ Ndëshkohet me karton të verdhë tekniku Martini pas disa protestash

25’ Gjinollari provon të krosojë në zonë për sulmuesit, por Najdovski ishte i vëmendshëm duke larguar topin

21’ Tjetër mundësi e mirë për bardheblutë në dy raste, me Patrick që fillimisht godet dhe Qirko pret, ndërsa Hila goditi jashtë

19’ Hasani provon të gjejë Nikqin në zonë me një pasim, por topi shkon në duart e Qirkos

14’ Patrick kërkon të gjejë portën e durrsakëve nga një pozicion i vështirë, por topi shkon jashtë kuadratit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

10’ GOOOOOOL! Teuta kalon në epërsi falë një goli të Emiliano Vilës. Mesfushori përfitoi nga një goditje dënimi e ekzekutuar nga Kallaku për të dërguar topin në rrjetë

6’ Teuta kërkon të dalë përpara, por Behiratche bllokon topin që të futet në zonë

3’ Mundësi e artë për Tiranën që në start me Nikqin, por sulmuesi nuk arrin të shënojë vetëm pak metra pak portës

1’ Starton takimi në “Air Albania”

Kryesuesit e Tiranës kërkojnë të përfitojnë nga ndalesa e Partizanit, për të thelluar diferencat me vendin e dytë. Orges Shehi kërkon vetëm fitoren përballë Teutës, e cila megjithatë, që kur në stol është rikthyer Edi Martini ka treguar se është një kockë e fortë.

Edhe pse bardheblutë janë një skuadër më e fortë në letër, durrsakët janë skuadra më në formë në 5 ndeshjet e fundit dhe ndaj Tiranës nuk përjashtohet një tjetër rezultat pozitiv.

Formacionet zyrtare: