Nuk do të jetë “Selman Stërmasi” shtëpia zyrtare e Tiranës për sezonin e ri. Bardheblutë e kryeqytetit kanë vendosur të transferohen në “Air Albania” për të gjitha sfidat shtëpiake që do të luajnë këtë kampionat.
Përmes një noftimi zyrtar në faqen e klubit në internet, bardheblutë njoftojnë për daljen në treg të aboneve një vjeçare.
“Abonohu për të ndjekur skuadrën e zemrës dhe për të siguruar vendin tënd në stadium”-është motoja e klubit në këtë fushatë.
Çmimet e aboneve do të variojnë si më poshtë:
Tribuna qendrore (vip) 60.000 lekë,
Tribuna Përballë 20.000 lekë
Tribunat mbrapa porte 7.000 lekë të reja.
Për çdo informacion të mëtejshëm tifozët mund të drejtohen pranë pikave të shitjes tek stadiumi “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”.