Tiranathlon 2022, live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo të dielën e 29 majit

Oversport dhe Tibo sjellin një tjetër ekskluzivitet për publikun shqiptar dhe kosovar. Të dielën e 29 majit, qindra atletë profesionistë do të marrin pjesë në “Tiranathlon” 2022, një event që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo prej orës 8:00.

Bashkia e Tiranës organizon për të dytin edicion garën e famshme ku ndërthuren tre disiplina sportive: noti, vrapimi dhe pedalimi, që do të kenë një mbulim mediatik si asnjëherë më parë vetëm në Oversport dhe Tibo.

Përveç Kampionatit Europian të Peshëngritjes, këtë dielë mund të shijoni edhe spektaklin e Tiranathlon 2022 në ekranin e Oversport.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)