Zurich ka triumfuar me rezultatin 5-1 kundër Sion dhe tashmë numëron 16 pikë më shumë se Basel, që duhet të fitojë për t’ia shtyrë festën e titullit kampion.
Shqiptarët në fushë ishin katër për Zurich, me Kamberin, Kryezin dhe Alitin në mbrojtje, kurse në mesfushë titullar ishte edhe Dzemaili.
Protagonist në ndeshjen e sotme ishte mbrojtësi Aliti, i cili shënoi në minutën e 50-të golin që e ccoi ndeshjen në 3-1.
Për ish-lojtarin e Skënderbeut ky është goli i dytë në kampionatin zviceran këtë sezon, ndërkohë që më parë kishte shënuar edhe në derbin kundër Grasshoppers. / oversport.tv