Titulli kampion i 37-të në histori, River Plate fiton kampionatin pas një kohe të gjatë

River Plate ka mposhtur 4-0 Racing në ndeshjen e fundit në kampionat dhe falë avantazhit prej 12 pikësh ndaj Defensa y Justicia është shpallur matematikisht skuadra kampione e Argjentinës, tre javë përpara përfundimit të kampionatit.

River Plate fiton titullin e parë që nga viti 2014, ndërsa trajneri Marcelo Gallardo fiton trofeun e 13-të dhe të vetmin titull kombëtar që nuk kishte fituar në krye të pankinës së “Los Millonarios” (ka fituar 3 Kupa të Argjentinës, 2 Kupa Libertadores dhe një Kupë Sudamericana).

Teknikut të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit pritet që të zërë vendin e lënë bosh nga Oscar Tabarez në krye të kombëtares së Uruguait.

70 mijë tifozët e pranishëm në stadium kanë shpërthyer në festë pas fitores ndaj Racing, sukses që i ka dhuruar River Plate titullin e 37-të kampion në histori. /Oversport.tv