Titulli më pranë, Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Meksikës

Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Meksikës dhe tashmë numëron 19 pikë më shumë se rivali i tij kryesor, Lewis Hamilton, kur kanë mbetur edhe 4 gara.

Piloti holandez përfitoi që në fillim, pasi parakaloi britanikun dhe Valtteri Bottas, i cili më pas u prek me Riçiardo dhe gara e tij u komplikua pasi u rrotullua në pistë.

Më pas Verstappen e dominoi garën dhe Hamilton vetëm e ndoqi në distancën, duke mbrojtur vendin e dytë nga sulmet e vazhdueshme të Sergio Perez, i cili e mbylli garën në vendin e tretë dhe gara për titullin kampion për konstruktorë është mjaft e fortë, pasi Mercedes ka vetëm një pikë më shumë se Red Bull.

Në Çmimin e Madh të Meksikës në vendin katërt e mbylli Pierre Gasly me Alpha Tauri, që la pas dyshen e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Lando Norris e mbylli garën në vendin e dhjetë, ndërsa para tij u renditën tre pilotë të tjerë që kanë qenë me “Kokëkuqen”: Sebastian Vettel, Kimi Raikkonen dhe Fernando Alonso. / oversport.tv