Nuk drejton një klub në Itali që prej vitit 2018, por ai nuk ngurron të japë opinionet e tij. Bëhet fjalë për trajnerin Roberto Donadoni, i cili ka folur për sezonin e Napolit dhe Milanit.
NAPOLI – “Ata meritojnë gjithçka që kanë arritur deri më tani. Nuk është fjala për të folur për përralla, ëndrra apo diçka tjetër. Titulli do të shkojë në Napoli dhe nuk ka dyshime. Kjo skuadër ka shansin të bëjë mirë në Europë. Në të vërtetë, ky është një objektiv që duhet t’i vendosin vetes dhe të përpiqen ta arrijnë.”
MILANI – “Nëse shohim situatën tani, një mendje të thotë se Napoli ka më shumë avantazh ndaj Milanit në Champions League. Nuk ka skuadra të dobëta në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Pasi Milani fitoi titullin vjet, të gjithë prisnin një tjetër sezon të mrekullueshëm, por nuk ishte kështu. Kishte mungesë vazhdimësie, por mendoj se është një nënvlerësim për të fajësuar transferimet e verës.” – tha Donadoni. /oversport.tv
Foto: GettyImages