Tjetër çmim për Ancelottin, shpallet trajneri më i mirë për klube nga IFFHS

Carlo Ancelotti shpallet për herë të tretë në karrierën e tij trajneri më i mirë për klube. Tekniku italian fitoi çmimin për vitin 2022, i cili u nda nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika.

Ancelotti la pas vetes në këtë renditje trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, ndërsa në vend të tretë u rendit Ëalid Regragui, që përveç marokut, trajnoi edhe Ëydad Casablanca me të cilën fitoi CAF Champions League.

Në vend të katërt renditet Jurgen Klopp, ndërsa radha për një trajner të Serie A vjen në vendin e pestë me Jose Mourinhon. Më parë çmimin për trajnerin më të mirë nga IFFHS për Kombëtare e fitoi trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F, Facebook