Tjetër dëmtim për Bale, nuk luan me Realin e Madridit që nga gushti

Fati i keq që ka goditur sezonin e Gareth Bale, nuk ka ndërmend që të lërë të qetë futbollistin uellsian, që është kthyer sot në mëngjes në Madrid sërish i dëmtuar, pas grumbullimit me skuadrën kombëtare.

Dëmtimi i ri pritet që ta mbajë larg fushës së blertë sulmuesin e Realit të Madridit të paktën deri në mes të muajit dhjetor. Bale nuk luan në një ndeshje zyrtare me madrilenët që nga 28 gushti, pasi luajti titullar në 3 sfidat e para që Reali zhvilloi në kampionat.

Kjo mungesë në fushën e blertë ka ardhur për shkak të një serie dëmtimesh që nuk e kanë lejuar që të rikthehet në formë dhe sipas asaj që shkruan “Marca”, dëmtimi më i fundit do ta lërë jashtë skuadrës për të paktën një muaj. / Oversport.tv