Tjetër fitore për Florian Markun, mposht me pikë francezin Luisseto

Ndeshja e boksit në Wembley ka vetë një fitues dhe ai është shqiptari, Florian Marku. Ai mposhti me pikë (78-75) rivalin e tij Jorick Luisseto.

Pavarësisht se nuk pati një “knock out”, Marku e dominoi totalisht takimin duke e goditur vazhdimisht francezin në të tetë raundet.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ishin shumë të pakta rastet ku boksieri francez arriti të godiste paster Markun.

Kështu, juria vendosi që arbitri në fundin e takimit të ngrinte krahun e boksierit shqiptar. Florian Marku regjistron fitoren e tij të 10 dhe vazhdon të mbetet i pamposhtur. / oversport.tv