Tjetër fitore për Vllazninë, mposht në shtëpi Laçin

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Laçin në javën e dhjetë të Abissnet Superiore. Edhe pse ishte një ndeshje që u luajt si e barabartë nga të dyja ekipet, ishte Vllaznia ajo që ja doli të çonte topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Edhe pse të dyja ekipet u afruan në disa raste pranë golit, nuk ia dolën dot të zhbllokonin rezultatin. Barazpesha u prish në minutën e 49. Një zëvendësim i goditur i Brdaric që hodhi në fushën e lojës Da Silvan.

Brazilianit iu desh vetëm një minutë për t’u bërë lojtari i ndeshjes. Ai shënoi golin e fitores që i dha tre pikët ekipit shkodran. Kështu, Vllaznia qëndron në vendin e tretë me 16 pikë. Në kampin e Laçit, qëndrojnë në vendin e gjashtë me 12 pikë të rrezikuar nga Egnatia dhe Dinamo që do të luajnë nesër respektivisht kundër Kukësit dhe Kastriotit. /oversport.tv

ABISSNET SUPERIORE – JAVA E 10-TË
VLLAZNIA-LAÇI 1-0
Shënues:
Da Silva 49’