Tjetër forcim në sulm për Kukësin, zyrtarizon ish-lojtarin e Kombëtares së Ganës

Kukësi vazhdon të përforcojë ekipin për sezonin që vjen, ndërsa ka zyrtarizuar së fundmi edhe një tjetër afrim në sulm. Bëhet fjalë për Edwin Gyasi i cili në të shkuarën ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës.

Ka qenë vetë klubi verilindor që me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka bërë publik lajmin. Gyasi ka qenë më parë pjesë e ekipeve të Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport, si dhe është formuar te akademia e AZ Alkmar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i krahut Edwin Gyasi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Gyasi vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Beitar Jerusalem, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport.

Gyasi është një prodhim nga akademia e AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Twentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Edwin Gyasi dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welkom GYASI!”, shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv