Kombëtarja franceze e femrave fitoi 5-0 përballë Finlandës të mërkurën në mbrëmje në sfidën e vlefshme për “Turneun e Francës”, por mbrëmja u prish nga një episod i pakëndshëm.
Organizatorët e ndeshjes bënë një gabim në startin e ndeshjes, pasi vendosën himnin e Shqipërisë në vend të himnit finlandez. Nuk po luhej himni i tyre dhe lojtaret e kombëtares së Finlandës mbetën të çuditura, duke para njëra-tjetrën kur dëgjuan muzikën.
I njëjti gabim i organizatorëve ka ndodhur edhe gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri në 7 shtator të vitit 2019 në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Në “Stade de France” në vend të himnit të Shqipërisë u vendos ai i Andorrës. Pavarësisht se francezët kërkuan falje, EUFA i gjobiti me 20 mijë euro për mangësi në organizim në atë rast. / Oversport.tv
Foto: FSHF Facebook