NBA: Tjetër humbje për Lakers, Brooklyn Nets arrin fitoren e parë sezonale

Humbja e dytë në po aq ndeshje të luajtura për Los Angeles Lakers, që munden nga Phoenix, i udhëhequr nga një Chris Paul në superformë. Kevin Durant arrin një “Triple Double” dhe i jep fitoren Nets-ave në Philadelphia.

Gjithçka e lehtë për Chicago Bulls që mposhtin New Orleans. Denveri fiton ndaj San Antonio, ndërsa Utah fiton në Sacramento. Washington mposht në shtesë Indianan, ndërsa Bostoni humbet në shtëpi me Toronton.

LOS ANGELES LAKERS-PHOENIX SUNS 105-115

23 e pikët e Chris Paul në superformë i japin fitoren Phoenix në fushën e Lakers-ave. Chris Paul vendos rekorde në ligë, pasi bëhet lojtari i parë në NBA që arrin 20 mijë pikë dhe 10 mijë asist në karrierë. Devin Booker shënon 22 pikë, ndërsa Mikal Brigdes 21 të tjera.

Në fund të takimit, LeBron James është ai që ka shënuar më shumë, 25 pikë, por kjo shifër shërben vetëm si ngushëllim për Lakers, që pësojnë kështu humbjen e dytë në kampionat.

PHILADELPHIA 76ERS-BROOKLYN NETS 109-114

Nets arin fitoren e parë sezonale, pasi mposhtin Philadelphian 114-109. Kevin Durant është autori i një “triple double”, ndërsa James Harden shënon 20 pikë për Brooklyn. Philadelphias nuk i mjaftojnë 23 pikët (secili) e Tobias Harris dhe Seth Curry.

DENVER NUGGETS-SAN ANTONIO SPURS 102-96

Denveri komandon ndeshjen, duke qenë gjithë kohën në avantazh dhe mposht 102-96 San Antonion, që pëson humbjen e parë në këtë sezon, ndonëse Keldon Johnson shënon 27 pikë, 2 më pak se maksimumi në karrierë, ndërsa Derrick White 16 pikë. Nikola Jokic zhvillon një tjetër spektakolare, 32 pikë dhe 16 rebound dhe i jep Denverit një sukses me vlera.

Rezultatet e NBA

Cleveland-Charlotte 112-123

Orlando-New York Knick 96-121

Washington–Indiana 135-134 (Pas Overtime)

Boston-Toronto 83-115

Chicago-New Orleans 128-112

Houston-Oklahoma 124-91

Sacramento-Utah 101-110