Tjetër humbje për Monzan, Udogie i dhuron teknikut Sottil fitoren e parë në Serie A

Udinese ka fituar 2-1 në transfertë përballë Monzas, në ndeshjen hapëse të javës së tretë të kampionatit italian të futbollit, një takim që është transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Vendasit kalojnë të parët në avantazh falë një goli të shënuar nga Colpani, por festa e bardhekuqve zgjat vetëm 4 minuta, pasi Beto barazon shifrat për miqtë pas një asisti të dhënë nga Becao. Në pjesën e dytë Udogie shënon golin e fitores për bardhezinjtë.

Tekniku i Udineses, Sottil merr fitoren e parë në Serie A, ndërsa bardhezinjtë suksesin e parë në këtë sezon. Monza pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe duhet të presë akoma për të marrë pikët e para historike në Serie A. / Oversport.tv