Tjetër i infektuar te Juventusi, i fundit që e pëson është Pavel Nedved

Vazhdojnë rastet pozitive me Covid te Juventusi. I fundit është zëvendës presidenti i “Zonjës së vjetër” Pavel Nedved. Çeku rezultoi pozitiv në testin e fundit të kryer.

Megjithatë, ai nuk do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit për sfidën e sotme ndaj Napolit. Ai është izoluar dhe do të ndjekë protokollin mjekësor të caktuar nga autoritetet.

Sipas asaj që raportohet, ai nuk ka pasur kontakte me skuadrën e Juventusit ditët e fundit. Për rrjedhojë, asnjë gjë nuk do të ndikojë në takimin e sotëm. /oversport.tv