Tjetër “knock out” për Deontay Wilder, pezullohet 6 muaj nga boksi

Deontay Wilder ka marrë një lajm edhe më të keq pas humbjes ndaj Tyson Fury. Boksieri amerikan është i detyruar të qëndroj gjashtë muaj larg ringut për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar në ndeshjen e fundit ndaj britanikut.

Në raundin e dhjetë, Wilder nuk i rezistoi dot një grushtimi të vazhdueshëm nga ana e Fury, çka e detyroi atë të binte në tok. Një knockout që përfundoi edhe me dorën e thyer për Wilder.

Kështu, kjo është goditja e dytë rradhazi për Wilder pas humbjes ndaj Fury. Amerikani u përball për herë të tretë me Furyn, por pa arritur dot ta mundi në asnjë nga ndeshjet e zhvilluara. /oversport.tv