Tjetër largim nga Italia, mbrojtësi lë grumbullimin i dëmtuar

Lojtari i Interit, Alessandro Bastoni është larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane. Mbrojtësi nuk ka mundur dot të rikuperohet dhe për pasojë do të rikthehet përsëri në Milano.

Ai do të zëvendësohet nga Gianmarco Ferrari. Mbrojtësi i Sassuolos është thirrur që dje për grumbullimin dhe sot do të nisë stërvitjen me grupin.

Bastoni u grumbullua nga Mancini edhe pse ai pësoi një dëmtim gjatë derbit të Milanos. Në fillim u mendua se ai do të ishte në gjendje të rikuperohej për ndeshjet e radhës, por mesa duket mjekët e kishin gabim. /oversport.tv