Pablo De Lucas nuk do të jetë më një futbollist i Kukësit për sezonin e ardhshëm. Pas Diego Longos është radha e mesfushorit spanjoll për t’u larguar nga verilindorët.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare. Në komunikatë thuhet se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe kanë vendosur që mos të rinovojnë kontratën e mesfushorit.
Komunikata e Kukësit
“NJOFTIM I KLUBIT!
FK Kukësi njofton se pas bisedimeve me mesfushorin spanjoll Pablo De Lucas, është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi mes palëve. Kontrata e futbollistit përfundoi me fundin e sezonit dhe palët vendosën të mos rinovojnë.
FK Kukësi e falënderon mesfushorin De Lucas dhe i uron suksese në karrierën e tij. Gracias Pablo”.
/oversport.tv