Tjetër largim nga Teuta, durrsakët mbyllin bashkëpunimin me Filip Ivanovic

Teuta zhgënjeu në sezonin që sapo u mbyll në Superiore, sepse nuk arriti që të mbrojë titullin kampion apo të sigurojë një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Klubi durrsak duket se do të ketë ndryshime të mëdha në prag të sezonit të ri, sepse ka ndërprerë bashkëpunimin me disa nga lojtarët e skuadrës.

Pas tërheqjes nga futbolli të Sebino Plakut dhe largimit të Blagoja Todorovksit, nga Teuta largohet edhe një tjetër futbollist.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi durrsak konfirmon se Filip Ivanovic nuk do të jetë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv