Tjetër largim nga Vllaznia, Zinedin Mustedanagic e mbyll zyrtarisht me shkodranët

Vllaznia ka ndarë rrugët me një tjetër futbollist. Këtë herë është Zinedin Mestedanagic që është larguar nga klubi Shkodran. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

“KF Vllaznia bën të ditur për të gjithë opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunim me futbollistin Zinedin Mustedanagic.

KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

Thank you Zinedin!” shkruhej në postimin e Vllaznisë. /oversport.tv