Tjetër largim nga Italia: Dëmtohet Immobile, Mancini thërret një talent

Një tjetër lajm i keq për Roberto Mancinin nga grumbullimi i kombëtares italiane. Sulmuesi i tyre kryesor, Ciro Immobile është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi. Pas vizitave mjekësore që sulmuesi zhvilloi, rezultoi se ka një dëmtim muskulor në pjesën e shputës, në këmbën e majtë.

Kështu, Mancini do të duhet të bëjë pa kapitenin e Lazios në dy ndeshjet e radhës kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut. Për të zëvendësuar Immobilen, Mancini ka thirrur sulmuesin e Sassuolo, Gianluca Scamacca. Ai do ti bashkohet skuadrës sot në mbrëmje në Coverciano.

Ndërkohë, problematike paraqitet edhe situata për Nicolo Barella dhe Giorgio Chiellini. Të dy lojtarët nuk kanë kryer stërvitje ditën e sotme dhe po vazhdojnë kurimin nga dëmtimet e fundit. Për të vlerësuar gjendjen e tyre, mjekët e kombëtares kanë thënë se duhen ende disa ditë. /oversport.tv