Prej datës 21 qershor Vllaznia është shpërngulur në Bosnjë Herzegovinë, aty ku skuadra shkodrane po zhvillon një fazë përgatitore në prag të sfidave kundër Linfield në Conference League.
Skuadra e Memellit ka barazuar 1-1 me skuadrën HSK Posusje, që militon në elitën e futbollit boshnjak.
Kjo është miqësorja e dytë që shkodranët zhvillojnë në Bosnjë, pasi pak ditë më parë mposhtën me rezultatin 4-0 HNK Medjugoren. Kuqeblutë do të zhvillojnë edhe një tjetër miqësore në 2 korrik dhe më pas do të rikthehen në Shkodër. / Oversport.tv