Tjetër mungesë e madhe për Milanin, Theo Hernandez pozitiv me covid-19

Vazhdojnë lajmet e këqija për Milanin. Pas dëmtimeve të shumta në klubin “kuqezi”, Stefano Pioli do të duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa mbrojtësin e krahut Theo Hernandez.

Francezi është kthyer në Milano pas grumbullimit me kombëtaren franceze, por ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Milani nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Kështu, ai duhet të karantinohet sipas protokollit të vendosur nga autoritetet italiane. Hernandez nuk do të jetë në dispozicion të Piolit të paktën për ndeshjen ndaj Hellas Verona në fundjavë. /oversport.tv