Tjetër ndalesë për yllin e Lakers, LeBron James pozitiv me Covid

LeBron James ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, pavarësisht se ka bërë vaksinën “për të mirën e skuadrës” në fillim të sezonit.

Ylli i Lakers-ave ka filluar protokollin që ndiqet për këto raste në NBA dhe duhet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën 10 ditë, ose duhet të rezultojë negativë në dy tamponë të bërë mes 24 orëve që të mund të rikthehet të luajë.

Basketbollisti rezultoi pozitiv në testet e bëra në Sacramento dhe shoqëruesit e tij organizuan menjëherë udhëtimin e kthimit për në Los Angeles.

Frank Vogel, trajneri i Lakers-ave, ka komentuar këtë situatë: “Është një humbje e madhe për ne. Na vjen keq dhe i urojmë më të mirat. Është në mendimet tona dhe në këto momente jemi pranë tij”. /Oversport.tv