Tjetër përforcim për Ten Hag, United pranë sulmuesit të Holandës  

Wout Weghorst mund të jetë blerja e radhës në merkaton e janarit për Manchester United. Në fundin e ndeshjes mes Besikas dhe Kasimpasa, sulmuesi holandez është përshëndetur me tifozët e klubit dhe kjo bën që të mendohet një largim.

Weghorst aktualisht është i huazuar nga Burnley deri në qershor të këtij viti te skuadra e Besiktas, por sipas “The Sun”, aventura e sulmuesit të Holandës në kampionatin turk, mund të përfundojë më shpejt sesa pritej. “Djajtë e Kuq” po përgatiten që në ditët në vijim të paraqesin një ofertë në drejtim të Burnley që të arrijnë një marrëveshje.

Ky sezon për Weghorst ka qenë me të vërtetë interesant për sa i përket klubit dhe Kombëtares. Me besiktas ka arritur të shënojë 8 herë brenda 16 ndeshjeve, ndërsa me Holandën u paraqit katër herë në Botëror dhe shënoi dy gola përballë Argjentinës. /oversport.tv

Foto: Besiktas, Facebook