Nuk kanë të përfunduar problemet e Ferrarit në Formula 1. Pasi iu dogj motori në garën e fundit, tashmë Carlos Sainz duhet ta nisë nga vendi i fundit pikërisht për shkak se ka ndryshuar motor.
Ky është motori i katërt që skuderia italiane ndryshon nga tre që është limiti për të mos pësuar penalitet nga komisarët. Kështu, në Çmimin e Madh të Francës, Carlos Sainz do ta nisë nga vendi i fundit pavarësisht kohës që do të regjistrojë në provat zyrtare.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë FIA e cila ka publikuar një shkrim për penalitetin. Së bashku me Sainz gjithashtu ka marrë një penalitet edhe Kevin Magnussen.
Foto: Scuderia Ferrari, Twitter