Tjetër rast me Covid te Napoli, Zielinski mungon ndaj Sampdorias

Vazhdon të rritet numri i rasteve në ekipin e Napolit. I fundit që ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 është mesfushori me tipare sulmuese Piotr Zielinski.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. Në të thuhej se lojtari rezultoi pozitiv pas testeve të fundit të kryera në ekip. Ndërkohë që më tej thuhet se lojtari nuk ka simptoma dhe i ka kryer dozat e vaksinës.

Ai është izoluar në shtëpinë e tij dhe po ndjek protokollin sanitar të vendosur nga qeveria italiane. Sakaq, polaku do të humbasë kështu të paktën sfidën e nesërme kundër Sampdorias. /oversport.tv