Peshëngritsja e talentuar shqiptare, Enkileda Carja ka shkëlqyer në kampionatin europian për të rinj U-15 që po zhvillohet në Moldavi. Ajo është shpallur kampione e Europës për peshën deri në 59 kg, ku ka shkëlqyer me performancën e saj.
3 medalje ari për Enkileda Carja që fillimisht ngrë 84 kg në stilin e shkëputjes ku siguron të parën. Më pas vajza e talentuar shqiptare, në disiplinën e shtytjes ngre 100 kg, për të siguruar edhe medaljen e dytë dhe automatikisht edhe të tretën në dygarësh.
Një rezultat fantastik ky për peshëngritjen shqiptare me Carjan që tregon edhe njëherë se e ardhmja e shtangësh kuqezi është e garantuar.