Tjetër sukses për Leverkusen, Tomas i vetëm nuk mund të shpëtojë Stuttgartin

Leverkusen është skuadra më në formë në Bundesligën gjermane. Djemtë e teknikut Gerardo Seoane kanë marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi kanë mposhtur 4-2 në shtëpi Stuttgartin.

Vendasit nisin më mirë sfidën, por rastin më të pastër e ka Tomas për miqtë, por goditja e tij përplaset në shtyllë. Leverkusen arrin të zhbllokojë ndeshjen me Diaby në fund të pjesës së parë.

Stuttgart nis më mirë pjesën e dytë dhe barazon menjëherë shifrat me Tomas, por “aspirinat” kalojnë sërish në avantazh me Adli.

Minutat e fundit të ndeshjes janë me të vërtetë emocionuese, pasi në 5 minuta shënohen tre gola.

Vendasit shënojnë golin e tretë me Wirtz, ndërsa Tomas shënon golin e dytë për miqtë, që nuk arrijnë të festojnë pasi Schick shënon sërish për Leverkusenin dhe vulos fitoren e vendasve.

Stuttgarti nuk arrin që të evitojë humbjen e 4-t radhazi në kampionat dhe tashmë komplikon seriozisht qëndrimin mes më të mirave të Gjermanisë. / Oversport.tv

Gjermani-Bundesliga / Java e 22-të

Bayer Leverkusen- Stuttgart 4-2

Diaby 41’, Adli 52’, Wirtz 86’, Schick 90’/ Tomas 49’, 88’