Tjetër surprizë, Oversport sjell ekskluzivisht Lojërat Paralimpike, Pekin 2022

Oversport sjell një tjetër surprizë për publikun e saj, pasi do të transmetojë ekskluzivisht Lojërat Paralimpike, Pekin 2022, një turne që do të startojë në 4 mars dhe do të përfundojë në 13 mars.

Në Lojërat Paralimpike të vitit 2022, zyrtarisht të njohura si Lojrat Paralimpike dimërore të 13-ta, do të zhvillohet 78 evente në 5 disiplina sportive.

49 Komitete Paralimpike kombëtare kanë kualifikuar atletë për këtë event. Gjatë ditës së sotme është vendosur që të përjashtohen nga këto lojëra atletët rusë dhe bjellorusë për shkak të luftës në Ukrainë.

Në ekranin e Oversport dhe Tibo në Shqipëri dhe Kosovë mund të ndiqni ekskluzivisht Lojërat e 13-ta Paralimpike dimërore, Pekin 2022.

Foto: Paralympic Games Twitter