Tjetër tradhti për Milanin, Kessie dhe Brozovic mund të ndërrojnë ekipet

E gjithë vëmendja e Spanjës shkon te Interi dhe Barcelona të cilët po mendojnë të bëjnë një nga shkëmbimet më të bujshme të merkatos së janarit. Mesfushorët Brozovic dhe Kessie mund të ndërrojnë ekipet me njëri-tjetrin.

Kështu ka raportuar “Marca”, të cilët raportojnë se kjo situatë nuk është aspak e pamundur. Pas finales së Superkupës së Italisë priten ndoshta disa bisedime mes palëve. Megjithatë Inter dhe Barcelona ende nuk kanë ndërmarrë hapa zyrtarë rreth këtij shkëmbimi mes lojtarëve.

Kontrata aktuale të Franck Kessie dhe Marcelo Brozovic me skuadrat e tyre skadojnë në qershor të 2026. Në rast të një transferimi të 26-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë në radhët e zikaltërve, do të ishte njëfarë tradhtie për shkak të së kaluarës së tij te Milani. /oversport.tv