Tjetër transferim për ekipin e Kukësit, zyrtariohet afrimi i Kristi Kote

Kukësi ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkaton e verës. Verilindorët me anë të një postimi në rrjetet sociale kanë lajmëruar afrimin e ish-mesfushorit të Partizanit, Kristi Kote.

“WELCOME KRISTI KOTE

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Kristi Kote është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mesfushori e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte pjesë e Partizanit në 4 sezonet e fundit, teksa tani do të jetë pjesë e ekipit tonë.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Kristi”, shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv