Pas sulmuesi Alexandre Di Estefano, Flamurtari prezanton një tjetër afrim në skuadër në këtë merkato verore. Këtë herë bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi të Fjoralb Deliaj.
Lajmin për rikthimin e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Deliaj tashmë është zyrtarisht pjesë e Flamurtarit, ndërsa do të jetë në dispozicion të trajnerit Çela.
Deliaj sezonin e fundit e kaloi në Kategorinë e Parë ku u aktivizua me skuadrën e Orikut. Deliaj ka qenë edhe më parë pjesë e Flamurtarit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Tiranën, Strugën, Kastriotin dhe Labërinë. /oversport.tv