Një burrë ka qëlluar me thikë 5 persona në një qendër tregtare në Milano. Agresori, një shtetas italian 46-vjeçar është arrestuar nga karabinierët.
Të plagosurit janë transportuar në spital, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve është edhe futbollisti I Monzas, Pablo Mari.
Spanjolli është shtruar në spital dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. /Oversport.tv