Tolisso “lan duart” me Bayern, i ofrohet Interit dhe klubit të Premier League

Corentin Tolisso nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Bayern Munich. Mesfushori, i cili është penalizuar shumë prej dëmtimeve, në verë del lojtar i lirë.

Kicker në Gjermani bën me dije se ish-lojtari i Lyon i është ofruar klubeve si Inter e Tottenham, që po kërkojnë qendërmesfushorë.

Paratici, tani drejtor te londinezët, e ka tentuar Tolisso për te Juventusi kur po shkëlqente në Francë.

Tani ka në dorë të bëjë ofertën e duhur për ta vënë nën urdhrat e Antonio Conte në Premier League. / oversport.tv