Tomori: Duam të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, do ishte madhështore

Sapo ka rinovuar kontratën e tij me Milanin dhe Fikayo Tomori i ka të qarta objektivat: kërkon që të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar me fanellën kuqezi. Në një intervistë për “GQ”, mbrojtësi anglez ka folur për tema të ndryshme, mes të cilave ka theksuar dëshirën që ka për të festuar titullin kampion për të dytin vit radhazi.

“Është bukur të shohësh pas, e provuam se çfarë do të thotë të fitosh, por tani duam të provojmë të përsërisim të njëjtin sukses. Të fitosh një titull është diçka e jashtëzakonshme, por ta fitosh edhe një herë tjetër….

Kujtoj ndeshjen e parë të Championsit në shtëpi, edhe pse nuk fituam, atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Pastaj titulli: ishte gjithçka… një çmenduri. Padiskutim që ishte momenti më i bukur në karrierën time.

Kushdo që ndjek futboll e di kush është Milani: një klub i madh që njihet në gjithë botën. Pastaj më kërkoi Maldini dhe si mbrojtës, ky ishte një aspekt që më gëzoi shumë”, ka thënë Tomori. / Oversport.tv