Një lajm i keq trondit Milanin dhe trajnerin Stefano Pioli. Klubi kuqezi konfirmon se Fikayo Tomori, që u dëmtua në sfidën e Kupës së Italisë kundër Genoas, ka një dëmtim në meniskun e mesëm të gjurit të majtë dhe ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, që do të zhvillohet sot mbasdite.
Është akoma e paqartë koha e rikuperimit dhe Milani njofton se në përfundim të operacionit do të dalë me një njoftim zyrtar, por është e sigurtë që mbrojtësi do të mungojë kundër Spezias dhe Juventusit.
Në pritje të ardhjeve të reja nga merkato, Pioli shpreson që të rikuperojë Tomorin për derbin e 6 shkurtit, por ndërkohë mund të gëzojë për rikthimin në dispozicion të Davide Calabrias.
Klubi njofton se mbrojtësi ka rezultuar negativ në tamponin e fundit që ka bërë dhe është shëruar nga coronavirusi. / Oversport.tv
Official Statement: @davidecalabria2 ➡ https://t.co/znDem0oSir
Comunicato Ufficiale: Davide Calabria ➡ https://t.co/yNhwLOuGF9 #SempreMilan pic.twitter.com/T35MXLlExv
— AC Milan (@acmilan) January 14, 2022