Tomori: Emocionuese ideja të luaja me Milanin! Kalulu fantastik, dua të shënoj

Fikayo Tomori, qendërmbrojtësi i Milanit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit në prag të ndeshjes kundër Bologna, që zhvillohet të hënën në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Oversport përmes platformës Tibo.

“Vendi i parë? Ky sezon është i rëndësishëm, jemi në një pozicion shumë të mirë, por duhet të vazhdojmë të rrisim nivelin për të bërë diçka të jashtëzakonshme. Jemi të qetë, por të emocionuar. Po luajmë me vetëbesim, të qete. Duhet të vazhdojmë kështu”.

“Tensioni në Cagliari? Pas ndeshjes ishim të gëzuar me rezultatin. Ne dëgjuam diçka. E gjitha skuadra dhe stafi ishte me ne. Milan gjithashtu përmes rrjeteve sociale, pasi ne jemi një familje. Kur ke një familje si kjo, është më e lehtë për të ngritur kokën lart”.

“Impakti i parë te Milani? Kur mbërrita këtu u emocionova nga ideja për të luajtur për Milanin. Gjithçka më bëri të ndihesha si në shtëpinë time, si në Angli. Kam qenë këtu për një vit e dy muaj, por është sikur kam qenë prej shumë kohësh. Jam shumë i lumtur”.

“Kalulu? Pierre shënoi një gol, tani duhet ta bëj edhe unë (qesh). Ai është një lojtar i madh, gjithmonë e shikon që do të mësojë nga Kjaer, nga Romagnoli, nga trajneri, nga unë. Edhe unë nga Pierre mësoj”.

“Bologna dhe stadiumi plot? Është një ndeshje speciale, pasi ka qenë ndeshja ime e parë në Serie A kundër tyre. Isha pak nervoz dhe kur e kthej kokën pas mendoj se është çmenduri. Një ‘San Siro’ plot me tifozë na karikon dhe na emocionon shumë”. / oversport.tv