Trajneri i kombëtares angleze të futbollit, Gareth Southgate, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e tetorit.
Aaron Ramsdale është një nga portierët e grumbulluar për ndeshjet e radhës, në vend të portierit të Burnley, Nick Pope.
Fikayo Tomori rikthehet në mbrojtje, pasi Trent Alexander-Arnold dhe Harry Maguire do të mungojnë në këto sfida.
Ollie Watkins është grumbulluar në sulm, pasi Dominic Calvert Lewin dhe Patrick Bamford janë të dëmtuar. Ja dhe lista e plotë e Anglisë për ndeshjet e tetorit:
Portierë: Sam Johnstone, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale.
Mbrojtës: Conor Coady, Reece James, Tyrone Mings, Luke Shaw, John Stones, Fikayo Tomori, Kieran Trippier, Kyle Walker.
Mesfushorë: Phil Foden, Jordan Henderson, Jesse Lingard, Mason Mount, Kalvin Phillips, Declan Rice.
Sulmues: Jack Grealish, Harry Kane, Bukayo Saka, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Ollie Watkins.
Confirming your #ThreeLions squad for October! 🙌 pic.twitter.com/nY96EqnmpL
— England (@England) September 30, 2021