Tomori: Futbolli në Angli është si basketbolli, në Itali duhet të parashikosh gjithçka

Nga një bast pas huazimit nga Chelsea në një pikë të fortë dhe thelbësore për liderët e Serie A, Milanin. Ecuria e skuadrës së Piolit me ose pa Fikayo Tomori ndryshon tërësisht, por edhe karriera e mbrojtësit anglez ka marrë një kthesë shumë më pozitive që nga kalimi në Itali.

Te Milani u befasuan nga shpejtësia me të cilën Tomori u përshtat në futbollin italian. Në një intervistë për The Guardian mbrojtësi anglez foli gjatë për futbollin italian, raportin me Piolin e Maldinin, si dhe episodet e pakëndshme të racizmit.

FUTBOLLI ITALIAN- “Në Angli futbolli është më shumë si basketboll. Ka aksion pas aksioni dhe ti vepron në bazë të situatës. Seria A, nga ana tjetër, është më shumë si futbolli amerikan – tha Tomori -. Përbëhet nga situata për t’u lexuar bazuar se ku është topi ose kundërshtari juaj, duke na bërë të lëvizim në atë mënyrë që të jemi gati në çdo rast. Duhet të dimë gjithmonë ku është topi, ku janë shokët dhe të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë”.

Gjatë intervistës, Tomori ka rrëfyer fazat e hershme të negociatave që e çuan të vishte fanellën e Milanit. Thirrja erdhi nga Paolo Maldini “mbrojtësi më i mirë i historisë” siç tha anglezi. Ndonëse jo në stafin stërvitor, Tomori u shpreh i lumtur që ndan me të ambientin e Milanello-s, duke rrëfyer edhe një skenë: “Një ditë ai na foli për shpejtësinë e topit në mbrojtje, duke shpjeguar pozicionin më të mirë të trupit për të marrë topin. Si mbrojtës gjithmonë dua t’i bëj përshtypje”.

Tomori është shprehur i kënaqur edhe me marrëdhënien me trajnerin Stefano Pioli. Mbrojtësi anglez shpjegoi se e vlerëson faktin që pas çdo ndeshje, edhe nëse luan mirë, trajneri ka disa këshilla për ta përmirësuar duke u fokusuar në detaje. Dallimi i vërtetë nga futbolli anglez.

Tomori nuk është i vetmi anglez që u integrua shpejt në Serie A, madje edhe shoku i tij i fëmijërisë Tammy Abraham, të cilën vetë mbrojtësi e këshilloi kur zgjodhi Romën: “E këshillova për këtë kampionat, ndjeva se do ta ndihmonte të rritej dhe ai po bën mirë”.

Para pushimit të kombëtareve, megjithatë, Tomori ishte viktimë bashkë me Maignan, e ofendimeve raciste në fundin e sfidës Cagliari-Milan. “Nuk ishte mirë – përfundoi anglezi për Guardian – por të gjithë lojtarët dhe klubi na ndihmuan dhe na mbështetën. Ishte një moment i trishtë, por diçka duhet bërë”. /oversport.tv